eros & shtigje I

të gjithë shtigjet më çojnë tek ti dhe kopjet e portretit tënd antik. të pafundëm përherë. sepse të tillë i zgjedh. që stërzgjaten ose gremisen në kohë. rreziku më i madh është të mbeturit ende gjallë. e di se jam preja. por e dua fundin tim. e lakmoj. dhe e vonoj me ngulm si një orgasëm të shumëpritur. mbi të gjitha universi si fetish.

bellmer

 

Leave a comment