sinqerisht kafka

hiq dorë nga dëshira. nga e keqja. nga e mira. zaret janë hedhur tanimë. ktheji shpinën dritës. abdiko çastin. të shkretën kohë. hiq dorë puthadorës i fatit. që çalon nga një dashni në tjetrën. kurora amtare. amfora e motrës inçestare. e prishur. e thyer. zoti zot. qiell e tokë. hiq dorë. shpirtzbathur shko drejt të fundmes metamorfozë. 

kafka_091912_620px

 

Leave a comment