yejtje IV

kam një yejtje. të tillë sfilitëse. sintezë e ëndrrës dhe zhgjëndrrës. sikur jetoj prej shekujsh ende pa u lindur. shpërfillës ndaj të gjithë mirazheve. dridhem i pluhurt më i zbrazët se kurrë. hordhia e zotave të pagjumë zbret mbi tokë. gostia saturnale e fiksionit përfundimtar jashtë kohe jashtë hapësire. bota tashmë është zhdukur. veç imazhi i saj ka mbetur emblemë mbi parzmoren e hyjnores yejtje.

la_jetee21

Leave a comment