January 21, 2012
amanetet
festo njeri. festo kollën e gjatë të mbrëmjes. gjumin e vonë. përbindëshat e shiut. festo ato ëndrrat e mërzitshme që ëndërron ngahera. trupin që i bishtnon lakuriqësisë. festo zgjimin ose moszgjimin. çdo fund si të përditshëm. të nesërmen luhen gurët e zisë. bardhësi që feston vdekjen e parathënë. festo diellin me sy të lirë. qiellin e dalë fijesh. shthurjen e vargjeve. festo shkrepsen e fundit që nuk ndizet.
Like this:
Be the first to like this post.